Shqiptarët kryesojnë martesat fiktive në Britaninë e Madhe

Investigimi nga “BBC” tregon se ka 365 çifte që përdorin këtë mënyrë për të qëndruar në këtë shtet

Qindra njerëz që përdorin martesa fiktive për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar nuk janë ndjekur penalisht dhe madje vazhdojnë të qëndrojnë në Britani.

Media “BBC” ka publikuar shifrat që tregojnë se 365 çifte nga të cilat 146 shqiptarë janë përpjekur të shfrytëzojnë në mënyrë mashtruese një skemë pas Brexit duke u dhënë qytetarëve të BE-së dhe bashkëshortëve të tyre të drejtën për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar.

Askush që ka kryer një martesë të rreme nuk është larguar në dy vitet e fundit dhe dëbimi i fundit ishte katër vjet më parë. Kjo media bën të ditur se disa ndividë e bëjnë këtë për para.Ndërsa shpesh disa edhe  bëhen pjesë e bandave të krimit të organizuar.

Dr Ervin Muço, në Shqipëri, thotë për “BBC” se njerëzit paguajnë  bandat kriminale për atë që e shihnin si një biletë për një jetë të re.

“Këto rrjete dinë të mashtrojnë sistemin dhe po bëjnë para nga njerëzit që janë të përgatitur të paguajnë. Vitet e fundit, shumica e meshkujve shqiptarë që janë larguar nga ky vend kanë shkuar në Itali apo Greqi, por disa prej tyre nuk kanë mundur të marrin nënshtetësinë në këto vende. Kështu që disa përpiqen të gjejnë gra nga vendet europiane me të cilat mund të martohen. Ata mund të kenë të gjitha përfitimet e të qenit qytetar europian”.

Sakaq, të gjitha martesat e propozuara ku njëri prej partnerëve nuk ka status imigrimi i janë referuar organeve britanike për hetim.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share