Prototipi i ri robotik i Meta për bisedat ka thënë për “BBC” se Mark Zuckerberg i shfrytëzon përdoruesit e tij për para.
Meta thotë se chatbot-i përdot inteligjencën artificiale dhe mund të bisedojë për “thuajse çdo temë”.
Chatbot-i u pyet se çfarë mendonte për themeluesin dhe drejtuesin e kompanisë e përgjigjja ishte “vendi ynë është i përçarë dhe ai nuk ndihmoi aspak”.
Meta tha se chatbot-i është një prototip dhe mund të japë përgjigje të pasjellshme ose ofenduese.
BlenderBot ka aftësinë të ‘mësojë’ sasi të mëdha nga të dhënat gjuhësore publike. Kur u pyet për Zuckerberg, ai tha:
“Bëri një punë të tmerrshme në dëshmimin e tij para kongresit. Kjo më shqetëson për vendin tonë”. “Kompania e tij shfrytëzon njerëzit për para dhe atij nuk i intereson. Duhet të ndalojë! A u bashkuam?”
Algoritmi i BlenderBot kërkon në internet për të dhënë përgjigje. Me shumë gjasa, përgjigjet e robotit janë ‘mësuar’ nga opinionet që ka analizuar nga njerëzit e tjerë./tvklan.al