Besart Ibraimi autor i dy golave të parë në sezonin e ri
Me ndeshjen Struga Trim Lum – Pobeda që u zhvillua në stadiumin “Buzë Liqenit” në Strugë zyrtarisht filloi edicioni 31-të Kampionati i Ligës së Parë të futbollit 2022/2023.
Pas 90 minutave lojë dhe dominim në terren të gjelbërt skuadra vendase arriti të arkëton tre pikët e para duke fituar ndaj Pobedës së Prilepit me rezultatin 3-0.
Golashënuesi më mire në historinë e futbollit vendor Besart Ibarimi do të mbahet mend se e shënoi golin e parë në sezonin e ri 2022/2023
Ndryshe në 45 minutat e para skuadra vendase ishte dominuese duke krijuar 3-4 raste të qindpërqindta, ndërsa arriti të konkretizoi vetëm në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë kur Besart Ibraimi tundi portën e Tofilovskit.
Në pjesën e dytë shihej sërish dominim i skuadrës vendase, ndërsa në minutë e 63-të Besart Ibraimi shënoi edhe golin e dytë për ekipin e Struga Trim Lum.
Golin e tretë pë skuadrë vendase e shënoi ish futbollisti i Renovës Fatjon Jusifi në minutën e 89-të
Në kuadër të xhiros së parë të kampionatit të ri të dielën do të zhvillohen ndeshjet Sileksi – Rabotniçki dhe Akademija Pandev – Bregallnica. Ndërsa ndeshjet Tikveshi – Shkupi dhe Shkëndija – Skopje janë anuluar. Makedonija Gj.P ishte e lire.
/KlanMacedonia/