Futboll: Futbollisti e godet brutalisht referen, arrestohet nga policia

Skenat e dhunës në futboll vazhdojnë ta kenë si fole Amerikën e Jugut.

Incidentet në këtë kontinent janë bërë thuajse përditshmëri dhe të zakonshme.

Por, rasti i fundit është vërtet i pazakontë.

Në fakt, në Argjentinë është sulmuar fizikisht një refere femër.

Futbollisti i Garmenses, Cristian Tirone e ka goditur gjyqtaren e ndeshjes, Dalma Cortadi, e cila përfundoi e shtrirë në tokë.

Futbollisti në fjalë nuk e ka pëlqyer vendimin e referes, për ta sulmuar atë barbarisht nga prapa.

Derisa vendësit ishin duke protestuar gjatë ndeshjes me Deportivo Independienten, në një takim të ligës së niveleve më të ulëta të futbollit argjentinas, papritmas gjyqtarja e merr një goditje, derisa e kishte dhënë një karton më parë.

I menjëhershëm ishte intervenimi i policisë, i cili e arrestoi futbollistin Tirone, ndërsa ai po akuzohet për sulm fizik dhe dhunë në terrene sportive.

Ndeshja me këtë rast u ndërpre pasi s’kishte kushte dhe atmosferë më për t’u vazhduar ajo, shkruan “Gazeta Express”.

Klubi Garmenses, edhe pse i kërkoi falje gjyqtares Dalma Cortadi për këtë gjest të turpshëm dhe skandaloz të lojtarit të tij, pritet të dënohet rëndë.

Gjithashtu, dënimi e pret edhe protagonistin negativ të kësaj skene, Cristian Tirone.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share