Ndeshja luhet në “Bloomfield stadium” Tel Aviv në orën 21:00
Në “Bloomfield Stadium” në Tel Aviv, nga ora 21:00, do të zhvillohet finalja e Superkupës franceze mes kampionit Paris Saint Germain dhe fituesit të kupës ekipit Nantes.
Parisienët nisin një sezon të ri me mundësinë për të shtuar një trofe më shumë në vitrinat e tyre, duke kërkuar trofeun e 11 të Superkupës franceze. Ndërsa kanarinët do të kërkojnë të bëjnë surprizën e parë të fushatës me stadiumin Bloomfield të Izraelit.
PSG në kuadër të përgatitjeve pë kë ndeshje të rëndësishme ka zhvilluar katër ndeshje miqësore, duke filluar me një fitore 2-0 ndaj Quevilly, pastaj në një turne në Japoni ku zhvilluan tre ndeshje kundër Kawasaki Frontale (2-1), Urawa Reds (3-0) dhe Gamba Osaka (6-2). Në ndeshjen e fundit tre jet e futbollit Lionel Messi, Kylian Mbappé dhe Neymar shënuan nga dy gola gjatë udhëtimit në tokën japoneze.
Nga ana e saj, Nantes, si fitues i Kupës së Francës pothuajse tre muaj më parë, e filloi përgatitjet për sezonin e ri me një humbje ndaj Guingamp. Megjithatë, kanarinët u rikthyen me fitore ndaj SM Caen dhe Lorient
Formacionet e mundëshme
PSG: Donnarumma – Kimpembe, Sergio Ramos, Marquinhos – Hakimi, Verratti, Vitinha, Nuno Mendes – Messi – Ekitike, Neymar.
Trajner Christophe Galtier
FC Nantes: Lafont – Castelletto, Pallois, Girotto – Corchia, Moussa Sissoko, Moutousammy, Merlin – Blas, Simon – Mohamed.
Trajner Antoine Kombouare.