Ukraina sulmon urën kryesore të Khersonit

18 shpërthime u raportuan në rajonin e pushtuar nga rusët, sulme u regjistruan në Donetsk dhe Kharkiv

Një urë kyçe e mbajtur nga Rusia në qytetin jugor të pushtuar Kherson u godit me një breshëri raketash nga forcat ukrainase, të cilat dukej se po rritnin operacionet për të izoluar qytetin.

Video dhe rrëfimet e dëshmitarëve treguan deri në 18 shpërthime në urën Antonivskiy mbi lumin Dnipro, një nga rrugët kryesore ruse të furnizimit në Kherson, me mbrojtjen ajrore ruse që nuk arritën të kapnin sulmet.

Ura ka qenë ndër objektivat kryesorë pasi Ukraina është përpjekur të ndërpresë disa rrugë që Rusia mund të përdorë për të lëvizur armë të rënda brenda Kherson, duke përfshirë një rrugë mbi digën në Nova Khakovka. Autoritetet e vetë-emëruara në rajonin e pushtuar Kherson e kanë mbyllur urën për njerëzit dhe se riparimet do të fillonin së shpejti.

Ndërkaq një person është vrarë dhe katër janë plagosur në një sulm rus në një hotel në Bakhmut në rajonin e Donetskut. Republika e vetëshpallur në Donetsk ka thënë se dy civilë u plagosën nga bombardimet nga forcat ruse gjatë natës. Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se kompania ushtarake private ruse Wagner ka të ngjarë të ketë sukses të bëjë përparime taktike në Donbas.

Rusia ka humbur pothuajse 40,000 ushtarë që nga fillimi i pushtimit më 24 Shkurt, ndërsa numri i viktimave nuk është verifikuar. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë në nëj deklaratë bën të ditur se forcat e saj kanë shkatërruar më shumë se 100 raketa HIMARS të prodhuara nga SHBA. Selia për eksportet e grurit ukrainas do të mbikëqyrë nisjet nga tre porte ukrainase në të cilat anijet duhet të anashkalojnë minat dhe do të kryejë inspektime të anijeve që vijnë për armë.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Andrei Rudenko , ka thënë se një marrëveshje e ndërmjetësuar nga Turqia për të zhbllokuar eksportet e grurit të Ukrainës në Detin e Zi mund të shembet nëse pengesat ndaj eksporteve bujqësore të Rusisë nuk hiqen. Bashkimi Europian ka lënë të kuptohet se thelbësore për Rusinë është çështja e tranzitit të mallrave në enklavën e Kaliningradit të vendit.

“Reuters” raportoi se zëdhënësi i Kremlinit bëri të ditur se zhvillimet rreth enklavës ishin pozitive. Ndërkaq Ukraina synon të arrijë një marrëveshje për një program prej 15-20 miliardë Dollarësh me Fondin Monetar Ndërkombëtar përpara fundit të vitit për të ndihmuar në mbështetjen e ekonomisë së saj të shkatërruar nga lufta.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share