Lewis Hamilton shtatë herë kampioni botëror në Formula 1, në garën që zhvillua në vikendin e kaluar arriti shifrën e 300 garave në karrierën e tij në Formula 1.
Ai është është i vetmi pilot në grid që ka kapur kuotën e 300 garave dhe pritet të jetë i pari që merr një fitore pas garës së 300-të.
I pyetur për ndjesinë e participimit në garën numër 300, Lewis Hamilton ka thënë se ndjehet akoma i ri dhe mund të kap edhe kuotën e 400 garave.
“Ajo që është çmenduri është se 300 është numër i madh për gara, dhe unë akoma ndjehem i ri dhe i freskët, me energjinë sikur më parë”, ka thënë Hamilton.
“Është vetëm numër. Unë mund të shkoj ndoshta te 400 gara”, shtoi britaniku