Një turist anglez është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të marte. Bëhet fjalë për një 64-vjeçar me iniciale A.G i cili jetonte në një banesë me qira në Sarandë. Dyshohet se ai ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.
“Sot, rreth orës 10:00, në lagjen nr.1, Sarandë, është gjetur pa shenja jete, në banesën ku jetonte me qira, shtetasi anglez A. G., 64 vjeç, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak”, njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al