Zyrtare: Zinchenko transferohet te Arsenali

Oleksandr Zinchenko është zyrtarizuar te skuadra e Arsenalit, pas largimit nga Manchester City, për rreth 35 milionë euro.

Reprezentuesi ukrainas do të bëhet nënshkrimi i pestë i Arsenalit këtë verë, me konfirmimin zyrtar të një lëvizjeje në “Emirates Stadium”, transmeton Klankosova.tv.

Fabrizio Romano raporton se Zinchenko do të nënshkruajë një marrëveshje katërvjeçare në veri të Londrës.

Mikel Arteta, i cili ka punuar me Guardiolën në City, përpara se të merrte drejtimin në veri të Londrës, thuhet se është një tifoz i madh i ukrainasit.

Alex tashmë i është bashkuar skuadrës në përgatitjet parasezonale në Orlando.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share