Ceremonia e dhënies së lamtumirës së fundit të Ivana Trump, ish-bashkëshortes së Donald Trump është mbajtur në New York. 73-vjeçarja raportohet se ka ndërruar jetë javën e kaluar pasi ra nga shkallët e apartamentit të saj në Manhattan. Në mesin e të pranishmëve ishin 3 fëmijët e Donald dhe Ivana, Eric, Ivanka, Donald Trump Jr. Dyshja ka qenë të martuar për 15 vjet, nga viti 1977 deri në 1992.
Në funeralin e të ëmës, 3 fëmijët e Ivanës dhe Donaldit u panë duke qëndruar së bashku pranë familjeve të tyre ndërsa makina që mbante arkivolin mbërriti për t’u drejtuar më pas për në Kishën Katolike të Shën Vincent Ferrer.
Po ashtu, i pranishëm në ceremoni ishte dhe ish-Presidenti amerikan Donald Trump së bashku me bashkëshorten e tij, Melani.
Të tjerë që u panë në funeral përfshinin stilistin malajzian Zang Toi, prezantuesja televizive Jeanine Pirro dhe George Wayne, një ish-gazetar i Vanity Fair i njohur për intervistat e tij me të famshëm dhe shumë emra të tjerë të famshëm./tvklan.al