Jusuf Enuzi dënohet me katër muaj burg

Jusuf Enuzi- Koka i cili më 6 korrik gjatë protestave të organizuara nga opozita maqedone kundër propozimit francez shtiu me armë në ajër pranë turmës së protestuesve është dënuar me 4 muaj burg.

Nga Gjykata Penale e Shkupit  njoftojnë se Jusuf Enuzi është lëshuar në paraburgim shtëpiak deri sa të bëhet i plotfuqishëm vendimi i shkallës së parë. Enuzi  qëndroi 8 ditë në paraburgim, derisa ndaj tij ishte ngritur padi penale për “nxitje të rrezikimit të përgjithshëm.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share