LK: Dinamo – Shkupi përfundon me barazim 2-2

Ndeshja e  pare e  turit të dytë për kualifikim në  Ligën e Kampionëve  mes  kampionit të Kroacisë, Dinamo Zagrebit  dhe  kampionit të Maqedonisë Veriut  FC Shkupi  pas   90 minutave  lojë  mjaft  interesante dhe me  kthesa  të shumta  përfundoi.

Shkupi kaloi në epërsi me golin e Queven në minutën e 25-të, ndërsa barazoi Arijan Ademi në minutën 44-të. Me këtë rezultat përfundoi  pjesa e parë.  Në pjesën e dytë me  një lojë barazi dhe me raste  nga  të dyja anët  vendasit  kaluan në epërsi  2-1 me  golin e Bruno Petkoviq  në minutën e 87-të, ndërsa vetëm dy minuta më pas Shkupi barazon me golin e Cephas.

Pra  ndeshja e parë  Dinamo – Shkupi  përfundoi me barazim  2-2  dhe  çdo  gjë  mbetet e  hapur për ndeshjen  kthyese  që do të zhvillohet pas një jave  në arenën “Todor Proeski” në Shkup./KlanMacedonia/
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share