Rama: BE, destinacioni ynë i vetëm!

“PROTESTAT, TE NEVOJSHME PER DEMOKRACINE”

Teksa Shqipëria pritet të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave, Kryeministri Edi Rama deklaron për gazetën gjermane ”Frankfurter Rundschau” se Bashkimi Europian është I vetmi destinacion për vendin tonë.

”Durimi ynë është i pashtershëm për këtë temë, sepse nuk kemi zgjidhje tjetër. Jemi mësuar. Shqipëria ka qenë gjithmonë lojë e fuqive të tjera dhe rrallëherë kemi pasur mundësi të votojmë për veten tonë. Ne jemi një vend i vogël, kemi vuajtur shumë dhe nuk na kanë lënë të marrim vetë vendime. Tani, për herë të parë, ne kemi një zgjedhje të lirë. Ne jemi evropianë dhe duam të anëtarësohemi në BE, sepse jemi pjesë e kontinentit. Çfarëdo që të duhet, pa marrë parasysh sa kohë duhet, ne po i përmbahemi këtij qëllimi” – deklaroi Edi Rama.

Nuk heziton aspak të ironizojë veton Bullgare, e cila thotë se u bë shkak që krahas maqedonisë së veriut të mbajë peng edhe aspiratën europiane të shqiptarëve.

”Mënyra se si Bullgaria e trajtoi atë ishte një turp. Sofja na ka ndarë më shumë se sa na ka bashkuar. Shpresoj që kjo të ndryshojë tani” – tha Rama.

Rama pranon se Shqipëria ka pasur dhe ka një mbështetje të mjaftueshme nga qeveritë gjermane, sa I përket Procesit të Berlinit, por shton se “Ballkani I Hapur “është një mundësi që vendet e rajonit brenda kuadrit europian të rrisin tregëtinë mes njëri-tjetrit.

”Ne duam të rrisim tregtinë dhe të përmirësojmë marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Shkoi mirë për një kohë, por më pas u lëkund. Gjithashtu sepse BE-ja nuk bëri gjithçka që mund të kishte bërë”

Kur pyetet per protestën e 7 korrikut që u zhvillua nga Partia Demokratike kryeministri e cilëson atë si nevojë për demokracinë në një vend.

”Protestat në Shqipëri nuk ishin të mundura për një kohë të gjatë. Ato janë absolutisht të nevojshme për një demokraci” – deklaroi Rama.

Lidhur me largimin e qytetarëve nga vendi, kryeministri shprehet se historia ka qenë fatkeqësisht eksporti kryesor I shqiptareve ndër vite, por shton se asnjë vend në Europë nuk ka ndryshuar më shumë në 30 vitet e fundit sesa Shqipëria.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share