NQP Shkup bën thirrje të mbahet maska gjatë shfrytëzimit të transportit publik

Ndërmarrja qarkulluese publike e Qytetit të Shkupit apelojnë deri tek të gjithë qytetarët, përdoruesit e transportit publik që gjatë shfrytëzimit të transportit t’i përmbahen rekomandimeve për mbrojtje nga Covid-19, gjegjësisht të mbajnë maskë mbrojtëse në autobus.

Nga tje thonë se se NQP Shkup nuk ka kompetencë të ndalojë hyrjen e pasagjerëve të cilët nuk mbajnë maskë gjatë përdorimit të transportit dhe as nuk kemi të drejtë t’i ndëshkojmë.

Me sjelljen e përgjegjshme të secilit individ dhe duke pasur parasysh se transporti përdoret nga mijëra qytetarë çdo ditë, të gjithë mund të kontribuojmë në luftën kundër përhapjes së virusit. Presim që apeli ynë të pranohet dhe zbatohet me dashamirësi në interes të shëndetit kolektiv thuhet në njoftimin e NQP Shkup./KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share