BDI përshëndet vendimin e Kuvendit për Maqedoni Europiane

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet vendimin historik pro propozimit francez të miratuar nga ana e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut që vulosi orientimin ideologjik të vendit pa alternativë tjetër, atë të integrimit në Bashkimin Europian.

Sot triumfoi racionaliteti, u ruajtën rrënjët europiane të vendit dhe u mposhtën tentativat destruktive të forcave regresive proruse.

Qytetarët e vendit nuk ranë pre e mashtrimeve, provokimeve, konfuzionit dhe nuk përkrahën protestat që kishin për qëllim të kthejnë vendin prapa pas gjithë atyre sakrificave dhe arritjeve të përbashkëta.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Rrugëtimin tonë drejt Europës do të bëjmë bashkë, me dinjitet dhe kapacitet të plotë demokratik. Në përkrahje kemi të gjithë vendet e Europës, Shtetet e Bashkuara të Amerika me të cilat kemi ngadhënjyer në të gjitha sfidat e demokratizimit të vendit.

Bashkimi Demokratik për Integrim qëndroi fuqishëm e angazhuar në realizimin e këtij pikësynimi për të zhbllokuar rrugën e integrimit bashkë me partnerët e koalicionit dhe njësoj do të vazhdojë të jetë e rreshtuar në taborin progresiv në çdo proces të nevojshëm deri në realizimin e ëndrrës së integrimit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share