LSDM: VMRO-DPMNE frikësohet nga e vërteta, zëri i gjuhës maqedonase do të ketë jehonë edhe në BE

LSDM thotë se opozita ka frikë nga e vërteta, ka frikë se populli i zbuloi më në fund gënjeshtrat e tyre, e prandaj kërkojnë të tensionojnë situatën në kuvend duke penguar fjalimin e kryeministrit Kovaçevski.

“Sot në Kuvend u pa se deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë frikë nga e vërteta e nga argumentet. Kanë frikë se u ranë poshtë gënjeshtrat e spekulimet. Ata i panë konkluzionet e mbështetura nga deputetët e shumicës parlamentare me të cilat qartë shihet se gjuha e identiteti maqedonas, veçoritë kulturore e historike janë tërësisht të mbrojtura. Të qarta ishin edhe porositë e kryetares së KE-së, Ursula Von Der Lajen, se gjuha maqedonase e identiteti mbrohen pa parashtresa e kualifikime. VMRO trembet e nuk do debat, janë nervozë se i gënjyen qytetarët e qytetarët i kuptuan gënjeshtrat e tyre. Mund të bëjnë zhurmë e t’u bien borive, por zërin e popullit nuk mund ta shuajnë, as këtu në kuvend e as atje në protesta. Ne vazhdojmë drejt rrugës europiane, ata le të vazhdojnë t’u bien borive.”,- tha kryetari i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrevski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share