Bill Gates është zotuar sërish se do të dhurojë para, duke shtuar se gradualisht do të ‘bjerë’ nga lista e njerëzve më të pasur në botë.
Bashkëthemeluesi i Microsoft ka lajmëruar se do të dhurojë 20 miliardë Dollarë për fondin e tij të filantropisë. Njeriu i katërt më i pasur në botë u shpreh se ka një detyrim për t’i kthyer shoqërisë të ardhurat e tij.
Në vitin 2010, Gates e bëri këtë premtim për herë të parë, por prej atëherë të ardhurat e tij kanë kaluar dyfishin.
Aktualisht, të ardhurat e tij arrijnë 118 miliardë Dollarë, sipas “Forbes’, por do të pësojnë një rënie të dukshme pas donacionit në Korrik për fondacionin Bill & Melinda Gates, të cilin ai e ngriti me ish-bashkëshorten e tij në vitin 2000.
https://twitter.com/BillGates/status/1547235388594331648