Futboll: Rooney flet si trajner në MLS

Wayne Rooney ka folur pas emërimit të tij si trajner te D.C. United, klub te Major League Soccer ku ishte kapiten si lojtar.

“Të kthehesha këtu në MLS, në DC United, është emocionuese për mua, diçka që mendoj se mund të më zhvillojë si trajner. Unë mendoj se me aftësitë e mia për të zhvilluar lojtarë të rinj, sigurisht që ne po punojmë shumë për të futur disa lojtarë të rinj, ne mund ta çojmë këtë klub sërish në rrugë të suksesshme. Ekipi duhet të përmirësohet, mendoj se është e qartë për të gjithë”, ka thënë anglezi.

Rooney kishte ardhur si lojtar te United më 2018 dhe kishte qëndruar deri më 2019, ku në dyzet e tetë ndeshje, shënoi njëzet e tri gola.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share