NIS SËRISH MARSHUTA QEVERI – MPJ – KUVEND
Me moton “Ultimatum – Jo, Faleminderit!” protestat sonte rikthehen sipas marshrutës së vjetër, nga Qeveria, përmes Ministrisë për Punë të Jashtme për të përfunduar para ndërtesës së Kuvendit.
Pas disa ditëve me protesta të qeta kundër propozimit francez, organizatorët paralajmëruan se sërish do të lëvizin drejt Ministrisë së Jashtme përmes Sheshit “Skënderbeu” dhe Qendrës Tregtare “Mavrovasja”. Në këtë vend, sic njofton KlanM, të enjten e kaluar ndodhi një incident ndëretnik ku pati të shtëna me armë zjarri. Pas incidentit, protestat nuk kaluan në anën e majtë të Vardarit.
Organizatorët, sic njofton KlanM, thanë se do të protestojnë para Ministrisë së Jashtme për t`i dhënë mbështetje Kryetarit të Sindikatës Diplomatike, Zoran Dabiq, I cili është pezulluar nga puna. Kanë bërë thirrje për protesta të qeta dhe dinjitoze kurse nga MPB-ja kanë kërkuar të sigurojë protokolle që të mos ketë incidente sikurse javën e kaluar.
Ministri I Brendshëm, Oliver Spasovski, dje tha se 54 policë janë lënduar gjatë protestave të opozitës. Policia ka ndaluar 22 persona për shkak të cënimit të rendit dhe qetësisë publike gjatë protestave, kurse për 12 persona është shqiptuar masa e paraburgimit. /KlanMacedonia/