Futboll: Pogba në Juventus deri në vitin 2026

Paul Pogba është zyrtarisht lojtar i ri i Juventusit. “Oktapodi” kthehet në Torino pas gjashtë vitesh me Manchester United. Klubi bardhezi konfirmoi mbylljen me sukses të operacionit përmes një shënim në kanalet e tij zyrtare:

Paul është kthyer në Torino. Ai iku si djalë dhe po kthehet të jetë burrë e kampion. Mbi të gjitha ka një gjë që nuk ka ndryshuar: dëshira për të shkruar faqe të tjera të reja të paharrueshme, së bashku. Nuk mund të ishim më të lumtur, Pogba është sërish me ne”.

Paul Pogba  I cili I bë Kampionë bote me Francën ishte lojtar i lirë pasi i kishte skaduar kontrata me Manchester United.

Pogba i kishte kaluar katër sezone fantastike në Torino para se të rikthehej në “Old Trafford” në vitin 2016, ku për pesë vjet e pati një eksperiencë dëshpëruese.

Francezi synon ta rikthejë formën e dikurshme në Juventus dhe ta ndihmojë ekipin në arritjen e objektivave, respektivisht në fitimin e trofeve.

Krahas tij, Juve e zyrtarizoi së fundmi edhe përforcimin tjetër, Angel di Maria.

Juve me përforcimet që do t’i bëjë këtë verë synon të rikthehet në majat e futbollit italian dhe të atij evropian.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share