Minisitria e Punëve të Brendshme kategorisht dhe në mëynrë të ashpër i demanton gënjeshtrat të cilat kryetari i VMRO-DPMNE-së i deklaroi në televizionin serb “Prva”,se personi i cili ka qëlluar me pistoletë gjatë incidentit në Sheshin “Skenderbeu” ka qenë i punësuar në MPB.
Siç informoi MPB-ja edhe më herët, në lidhje me rastin me reagim të shpejtë të policisë menjherë është arrestuar E.J. (40) nga Shkupi, me çfarë u shmang mundësia e një incidenti edhe më të madh. Pistoleta në fjalë është sekuestruar dhe është kryer ekspertizë, janë siguruar të gjitha dëshmitë kundër personit, kurse deri te PTHP është parashtruar kallëzim penal me procedurë të shpejtë për veprën penale “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 288 të Kodit Penal. Gjatë kësaj, në bashkëpunim me PTHP Shkup nga ana e Gjykatësit në procedurë paraprake, kundër E.J. është përcaktuar masa e paraburgimit.
Mediumet në Maqedoni e identifikuan personin dhe me kujdes e përcollën zhvillimin e rastit, ndërsa përpjekjet e Mickoskit për plasimin e gënjeshtrave dhe dezinformatave tani janë të drejtuara në drejtim të mediumeve në shtetet tjera.
Ministria e Punëve të Brendshme përsëri apelon të mos plasohen lajme të rreme dhe dezinformata të cilat mund të sjellin në huti në opinion, por insiston në informim të saktë, me kohë dhe të vërtetë, i cili është një nga prioritetet e punës të Ministrisë së Punëve të Brendshme.