“PAVARËSIMI I VENDIT, NUK DO TË ISHTE I PLOTË PA PAVARËSIMIN MONETAR”
Maska e artë nga Porta e Epërme dhe vathët e arta me pëllumbesha nga rrethi I Ohrit, Menada te Tetovës, monedhat e Justinianit të Dytë dhe shumë artefakte tjera, nga sot dhe në gjashtë muajt e ardhshëm do të rrëfejnë tregimin e monedhave të Maqedonisë në muzeun e sapo hapur në Bankën Popullore.
Në hapjen solemne, Guvernatorja e Bankës Popullore, tha se pavarësimi I Maqedonisë nuk do të ishte i plotë pa mëvetësimin monetar.
“Paratë nuk janë symbol vetëm për sovranitetin tonë monetar, nuk flasin vetëm për vlerën nominale, por edhe për vlerat e krijuara në të kaluarën, për historinë dhe kulturën”, deklaroi Anita Angelovska Bezhovska, Guvernarore e BP-së.
Ministrja e Kulturës, potencoi se paratë nga letra që janë në përdorim nga viti 1996, krahas cilësisë së lartë paraqesin edhe trashëgimi të pacmueshme kulturore.
“Do të dëshmojnë një ditë për ne ashtu sikurse sot në Bankën Popullore po ruhen monedhat e sundimtarëve të pajonit, dinastive mbretërore maqedonase, monedhat e perandorisë osmane. Me padurim pres ditën kur pasuria kulturore maqedonase do të shtypet në monedhën Euro”, deklaroi Bisera Kostadinovska Stojçevska, Ministre e Kulturës.
Akademiku Abdylmenaf Bexheti tha se mëvetësimi monetar paraqet aktin e dytë më të rëndësishëm të një vendi të pavarur dhe se sistemi monetar si nënsistem më I rëndësishëm ekonomik është shumë specific, kompleks dhe senzitiv nga aspekti makroekonomik dhe jo vetëm. /KlanMacedonia/