Shqipëri, nis protesta e opozitës kundër qeverisë (LIVE)

Ka nisur protesta e parë e opozitës që nga marrja e drejtimit të PD-së nga ana e Sali Berishës. Kreu i PD-së, Sali Berisha është nisur nga selia blu drejt Kryeministrisë i shoqëruar nga deputetë dhe aleatë të tij. Ndërkohë protestuesit janë mbledhur në bulevardin Dëshmorët e Kombit para ndërtesës së Kryeministrisë.

Leja zyrtare që ka marrë PD për të zhvilluar këtë protestë është prej 2 orësh, pra të nisë në 19:00 dhe të mbarojë në orën 21:00. Qarkullimi në bulevardin Dëshmorët e Kombit do të bllokohet në orën 19:00-21:00. Policia ka marrë masat duke angazhuar 1200 punonjës të policisë për mbarëvajtjen e protestës së sotme.

Mësohet se në protestë do të mbajnë fjalime politikanë, personalitete dhe grupe të tjera të interesit, në fund do të ketë një fjalim edhe kryetari i PD-së Sali Berisha.

Më herët gjatë ditës së sotme, Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e cilësoi protestën e sotme si nisjen e një procesi për largimin e qeverisë së Edi Ramës.

“Kjo është protesta që inauguron procesin e largimit të Edi Ramës nga pushteti. Ç’ka do të thotë se protestat ndalen vetëm atëherë kur realizojnë qëllimin madhor”./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share