Spasovski: Policia parandaloi incident me përmasa më të mëdha

VMRO-DPMNE DHE LSDM AKUZOJNË PËR INSKENIME TË TRAZIRAVE NDËRETNIKE

Tre policë janë lënduar, kurse pesë persona janë arrestuar gjatë protestës së mbrëmshme në rajonin që mbulon Policia e Shkupit.

Ministri I Brendshëm Oliver Spasovski duke komentuar incidentin e mbrëmshëm në Sheshin Skënderbe në Shkup, hodhi poshtë pretendimet se nuk ka pasur forca të mjaftueshme policore. MPB-ja ka njoftuar se pas incidentit janë ndaluar pesë persona.

Përgjegjësi do të ketë për ata që e shkaktuan incidentin dhe për këtë shkak këta persona janë të arrestuar. Policia ishte aty dhe ishin duke punuar. Nuk mund që të kërkojmë përgjegjësi nga ata që e ruajnë qetësinë publike, deklaroi Oliver Spasovski Ministër për Punë të Brendshme në RMV

VMRO-DPMNE-ja pretendon se incidentet e djeshme mund të kishin pasoja të parashikueshme për sigurinë dhe stabilitetin e vendit. Opozita maqedonase kërkon dorëheqje nga Ministri I Brendshëm, Oliver Spasovski dhe Ministri I Jashtëm Bujar Osmani.

“Oliver Spasovski duhet të përgjigjet penalisht dhe të dorëhiqet. Duhet të dorëhiqet edhe Ministri I Jashtëm Bujar Osmani pas thirrjeve dhe kërcënimeve me incidente ndëretnike nëse nuk kalon propozimi me të cilin Maqedonia asimilohet dhe bullgarizohet”, deklaroi Naqe Çulev nga VMRO-DPMNE

Por, socialdemokratët thonë se nuk pati sukses skenari I përgjakshëm VMRO-DPMNE, ASH dhe “Levica” duke bërë thirrje që Mickoski ta ndërpresë dhunën.

“U konfirmua se gjithcka është pjesë e kokave të errëta në VMRO-DPMNE dhe partive anti-evropiane. Mickoski nuk ishte viktimë por regjisor dhe realizuesi kryesor I këtij skenari të përgjakshëm. Mickoski të heq dorë nga skenaret e këtilla dhe të ndalet t`I fut njerëzit në përballje dhe konflikte të planifikuara dhe publikisht të distancohet nga personat e maskuar nëpër protesta”, deklaroi Martin Kostovski nga LSDM

Gjatë trazirave të djeshme në Sheshin Skenderbeu në Carshinë e Vjetër të Shkupit janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri. Është arrestuar edhe një 40 vjecar, që dyshohet se ka gjuajtur me armë, sic thuhet për ta mbrojtur pronën e tij, për të cilin lideri I opozitës maqedonas tha se ka dashur ta ekzekutojë. Por, MPB-ja nuk ka njohuri se është cënuar jeta e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share