Tenis: Ons Jabeur nga Tunizia siguron gjysmëfinalen e Wimbeldonit

Për herë të parë në historinë e tenisit, një teniste afrikane shkon në gjysmëfinalen e një grand slam. Bëhet fjalë për tunizianen Ons Jabeur, që avancon mes 4 më të mirave në Wimbledon.

Në çerekfinale, ajo mundi tenisten çeke Marie Bouzkova me rezultat 2-1 në sete 3-6, 6-1 dhe 6-1. Një fitore me përmbysje e tenistes afrikane, aktualisht numri 3 në botë. Ajo është tenistja e vetme nga “top-10” e kualifikuar dhe konsiderohet si favorite për këtë turne.

Përballë saj në gjysmëfinale do të jetë tenistja gjermane Tatjana Maria e cila aktualisht është numri 103 në botë. Ajo mundi patrioten e saj Jule Niemeier 2-1 në sete 4-6, 6-2 dhe 7-6, në një derbi me shumë emocione dhe rivalitet.

Në kategorinë e meshkujve , pas Novak Gjokoviqit I cili muindi italianin Jannick Sinner3-2 në sete, në gjysmëfinale shkon edhe tenisti britanik Cameron Norrie. Ai mundi pas një maratone që zgjati 4 orë belgun David Goffin 3:2 në sete 3-6, 7-5, 6-2, 3-6 dhe 7-5. Dy fituesit do të përballen mes tyre në gjysmëfinale.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share