Spasovski viziton policët e lënduar nga protesta e dhunshme e mbrëmjes se djeshme para Kuvendit

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot njoftoi se nga protesta e dhunshme e mbrëmjes se djeshme para Kuvendit janë arrestuar 11 persona, dy prej të cilëve janë të mitur, ai gjithashtu vizitoi policet e lënduar dhe tregoi gjendjen e tyre.

“Ja tani ishim në vizitë te dy kolegë, që ndodhen në Klinikën Universitare për Neurokirurgji dhe janë me lëndime më serioze, të lënduar më rëndë, kemi edhe 11 kolegë ndërsa pjesës tjetër i është ofruar ndihmë mjekësore dhe gjithsesi se janë në shërim shtëpiak”, tha mes tjerash Spasovski.

“Edhe për sonte kemi informacione, ndërsa edhe një pjesë e këtyre që duan të demonstrojnë, përgatisin edhe koktej mollotov, që do të kishin për qëllim dëmtimin e objekteve vitale. Dua edhe një herë të apeloj që të heqin dorë nga ideja e tillë. Nuk do të lejojmë në asnjë rast që të cenohet jetë, ose ndonjë objekt vital”, deklaroi mes tjerash Spasovski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share