Pas përforcimeve në repartin e mesfushës dhe në atë të sulmit, gjiganti italian Inter ka bërë zyrtare sot transferimin e një mbrojtësi.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të djathtë, Raoul Bellanova, i cili ka kompletuar transferimin e tij nga skuadra e Cagliarit tek Interi.
Interi do të paguajë katër milionë euro për huazimin fillestar dhe me shumë gjasa do të aktivizojë opsionin e tyre prej 6 milionë eurosh për të blerë kartonin e plotë të Bellanova në vitin 2023.
Po ashtu, Bellanova ka nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare dhe do të fitojë afro një milion euro në sezon.
Në sezonin që lamë pas, Raoul Bellanova ka arritur të bëjë 31 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar një gol dhe dy asistime mbi emrin e tij.
Ky do të jetë transferimi i pestë i Interit në këtë merkato, pas Andre Onana, Romelu Lukaku, Henrikh Mkhitaryan, dhe Kristjan Asllanit.