Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,85% në raport me vendimin e datës 29.6.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 0,573 %, te nafta për 3,326 %, te vaji ekstra i lehtë për 3,241 % dhe te mazuti ka rritje për 1,197% .
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 2,00 den/litër.
Nga data 2.7.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 109,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 111,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 104,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 103,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 53,305 (denarë/kilogram)
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,013%.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 2.7.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.
Lexo gjithashtu
RMV: 511 raste të reja me Kovid-19
Në përputhje me të dhënat e Institutit për Shëndet Publik Minisitria e Shëndetësisë njoftonë se në 24 orët…
12.07.22 15:05
Taravari: Për ne miqësia me SHBA-të është e shenjtë, do të punojmë pareshtur me ta për një Maqedoni të integruar në BE dhe larg ndikimit rus
Kandidati i VLEN-it për president, Arben Taravari sot bashkë me liderët e koalicionit VLEN, mbajti tubimin e fundit…
22.04.24 21:20
Rruga Tetovë-Prizren, zv ministri Durmishi demanton zv. ministren Zekolli: Kemi marrëveshje, nuk ka nevojë për marrëveshje të re
Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut kanë nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren dhe…
24.09.24 19:30