Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e filloi senacën e sotme të 77-të ku në rend të ditës është interpelanca ndaj tij. Pas hapjes së seancës me Kuvendin sot do të udhëheq nënkryetari i Kuvendit Goran Misovski.
Xhaferi ka deklaruar se shumë herë është akuzuar se i ka mbajtur në sirtar Interpelancat. “Të jem i qartë, ato pyetje nuk kanë të bëjnë me mua por me procedurën, kështu që sot është një propozim në rend dite që Interpelanca të jetë pika e vetme”, tha Xhaferi.
Në bazë të nenit 49 paragrafi 1 i Rregullores së Punës së Kuvendit, debati gjatë interpelancës zgjat një ditë pune, derisa të shterohet lista e deputetëve të paraqitur për fjalim dhe të merret vendim jo më vonë se ora 24.00. Kryetari i Kuvendit Xhaferi në seancë ka të drejtë të sqarojë përgjigjen e tij me shkrim ose t’i me gojë.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, e akuzojnë Xhaferin për punë joprofesionale. Sipas tyre, Xhaferi në disa raste në mënyrë flagrante ka shkelur dispozitat e Kushtetutës, Rregulloren e Kuvendit, si dhe ligjet që rregullojnë punën e Kuvendit./KLanMacedonia/