Maqedoni e Veriut, nga mesnata ulet çmimi i naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,83% në raport me vendimin e datës 27.06.2022.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) ulet për 2,50 denarë/litër, kështu që çmimi i shitjes me pakicë i  EURODIZELIT (D-E V) është 106,50 den/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 por edhe mazutit nuk ndryshojnë.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi pas mesnate. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share