DIMOVSKI: 2.806 DENARËT NA DUHEN MENJËHERË
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë gjatë ditës së sotme ‘karigen e nxehtë’ e vendosën para Ministrisë për Informatikë dhe administratë, prej ku Kryetari i kësaj Sindikate kërkoi plotësimin e premtimeve për rritje lineare të pagave për 2.806 denarë për të gjithë të punësuarit dhe kthimin e të drejtës së regresit prej 30 deri 100%, raporton Klan M.
”Për këtë sot i bëjm thirrje Ministrit për Informatik i cili ishte dhe është pjesë e ekipit negociues, përderisa po përgatiten për metodologjinë e re negociuese në administratë, për një ligj të ri për pagat e të punësuarëve në administrat le të urdhëroj. Ne jemi para Ministrisë së tij dhe le të na tregojë nëse ka qëllime të sinqerta. Nëse jo – karigja e nxehtë po e pret. Sot është ministër, nesër bëhet punëtor i zakonshëm si ne” – deklaroi Darko Dimovski, kryetar i LSM-së
Ai edhe një herë i bëri thirrje pushtetit lokal dhe atij qendror që të plotësojë nevojat e punëtorëve dhe të rrisin pagat e të gjithë punëtorëve në këto sektore, pasi siç tha ai, jemi në kohë të vështirë ekonomike ku kemi inflacion dyshifror dhe kriza të ndryshme. Dimovski tha se greva do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa paralajmëroi se nesër sindikata do të vizitojë komunën e Gostivarit dhe Strumicës ku do të nënshkruhen marrëveshje kolektive për rritjen e pagave për 2.806 denarë. /KlanMacedonia/