Të shtëna në një bankë në Kanada, vriten dy autorët

6 policë të plagosur, kryeministri kanadez: I tronditur nga ky sulm

Të paktën 2 persona kanë humbur jetën ndërsa 6 efektivë policie kanë mbetur të plagosur gjatë të shtënave me armë në një bankë në Kanada.

“Shtëpitë dhe bizneset në afërsi të vendit të ngjarjes janë evakuuar për shkak të pranisë së mundshme të një lënde plasëse në një automjet të lidhur me të dyshuarit”.

Në një deklaratë për mediat, policia bëri të ditur se të shtënat filluan kur të dyshuarit u larguan nga banka, duke krijuar një situatë shumë të rrezikshme për qytetarët.

“Fakti që asnjë qytetar nuk u lëndua është vërtet një lajm shumë fantastik”,u shpreh shefi i policisë Dean Duthie në një konferencë për shtyp.

Kryeministri Justin Trudeau deklaroi se ishte “i tronditur” nga dhuna.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share