Situata në klubin e futbollit Renova mbetet e paqart edhe pas dhjet ditëve pas publikimit jo zyrtarë se klubi do të tërhiqet nga garat në Ligën e Parë të futbollit vendor dhe paralajmërimeve se do të zëvendësohet me ndonjë nga klubet tjera.
Jo zyrtarisht përmenden që atë do ta zavendësoj KF Gostivari, ose egziszon mundësia për hyrje të ndonjë sponsori tjetër. Kjo situatë aktuale do të thotë se tërheqje zyrtare nuk ka dhe se klubi i futbollit Renova zyrtarisht akoma është pjesë e Ligës së Parë deri në njoftimin zyrtarë të pronarëve të klubit të cilët gjithësesi se janë më të interesuar që ekipi i tyre të vazhdon garimin.
Jozyrtarisht po flitet se klubi i futbollit Renova mund edhe të tërhiqet apo të mbetet në elitën e futbollit të Maqedonisë por opinioni do të njoftohet në momentin e duhur, për të demantuar të gjitha spekulimet apo thashëethënat./KlanMacedonia/