SHQETËSUESE ZGJATJET E AFATEVE PËR NXJERRJE TË PROVAVE
Mosefikase në kryerjen e misionit të saj e ka cilësuar Gjykatën Speciale Instituti i Kosovës për Drejtësi. Ky institut ka publikuar raportin
Qasje joserioze ka treguar zyra e prokurorit të specializuar në rastin e ish presidentit Thaci dhe të tjerëve të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.
Sipas një raporti të Institutit të Kosovës për Drejtësi që ka monitoruar punën e Dhomave të Specializuara në krahasimin e bërë mes Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, vihet re një disproporcion i madh kohor i ndërmarrjes së veprimeve nga këto dy institucione.
Hulumtuesja e lartë në IKD, Medina Kadriu, tha se zyrës së prokurorit i janë dashur 5 vite për ngritjen e aktakuzës së parë.
Zyrës së prokurorit i janë dashur 5 vite për ngritjen e aktakuzës së parë. Qasje joseriozë prokuroria ka treguar ndaj Thaçit e të tjerëve”, ka deklaruar Medina Kadriu hulumtuese në IKD
Shqetësuese ajo i ka cilësuar zgjatjet e afateve për nxjerrje të provave.
“Në shumicën e rasteve ka treguar zgjatje të afateve për nxjerrje të provave. Këto janë mjaft shqetësuese. Pavarësisht që gjuha 4 punës është ankesa, shqetësuese janë përkthimet. Të gjitha këto ndikojnë në mbrojtjen efektive të mbrojtjes. Puna e prokurorit është përcjellë me parregullsi tjera dhe duhet të informojnë publikun për këto dokumente”, tha Kadriu.
Sipas saj vetë njoftimi më 24 qershor të 2020 për aktakuzë ndaj Thacit e Veselit bie ndesh me rregullat e gjykatës.
Një njoftim i tillë bie ndesh me vetë rregullat e kësaj gjykate. Arrestimi parë është bërë fillimisht për Sali Mustafën për kinse krimet e kryera gjatë luftës. Pastaj ka pasur me arrestimin e krerëve të OVL së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Ky është rasti që aktgjykim të shkallës së parë. Rasti gjendet ne fazën e apelimit të shkallës së dytë më pastaj janë arrestuar zotëri Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi që i ngarkon me krime lufte edhe për tri lokacione ka deklaruar Medina Kadriu hulumtuese në IKD
Në Dhomat e Specializuara në Hagë, po mbahen në paraburgim disa prej ish-krerëve të UÇK-së, ndërkohë dy ish-udhëheqësit e Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj janë dënuar me nga 4 vjet e gjysmë burgim për “pengim të drejtësisë”.