Ministria e Tregtisë në Kosovë ka publikuar limitin për çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.85 eurocentë për litër nga 1.91 sa ishte deri më sot, çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është 1.74 eurocentë për litër nga 1.93 sa ishte deri më sot, çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 eurocentë për litër nga 0.95 sa ishte deri më sot. Inspektorati ka dal në terren për të parë se sa po respektohet çmimorja, nga filmimet e TV Klan shihet se pompat e benzinës po respektojnë vendimin e qeverisë.
Agjencia Kosovare e Biznesit e vlerëson vendim e Qeverisë antikushtetues.