Interpelanca e Xhaferit të enjten para deputetëve

Të enjten me 30 Qershor në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut pritet të mbahet seanca plenare për kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferin të parashtruar nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, Xhaferi në mbledhjen e sotme plenare konfirmoi se kjo seancë plenare do të mbahet të enjten. Parlamenti këtë javë ka agjendë intensive në kuadër të së cilës do të mbahen disa seanca duke filluar prej sot. Nesër mbahet takimi i Komitetit të Përzier parlamentar Maqedonia e Veriut-BE, të mërkurën shtrohjen pyetje të deputetëve, të premten pritet të vazhdojë edhe seanca e Komisionit për Financim dhe Buxhet në të cilën në rend dite është edhe ribalansi i Buxhetit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share