Në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë, i cili po zhvillohet në Balikesir të Turqisë, ekipi i Serbia nuk del në fushë ndaj Kosovës, ndërsa Federata Ballkanike e Beachvolley vendos për fitoren e Kosovës me rezultat zyrtar 2:0.
Në konkurrencën e meshkujve, dyshja Fatlum Hajrizi/Erion Bajrami fitoi me rezultat zyrtar 2:0, pasi ekipi serb nuk u paraqit në fushë.
Në anën tjetër, vajzat Dhuratë Sylejmani dhe Valmira Ramadani – të drejtuara nga trajneri Edon Ibrahimi – treguan paraqitje brilante kundër Turqisë, duke triumfuar me rezultat 2-0 në sete 21-15 dhe 21-15.
Vajzat ndeshjen e radhës e zhvillojnë po ashtu kundër Turqisë, sot me fillim nga ora 15:40.
Në anën tjetër, meshkujt do të takohen me Moldavinë ose Turqinë, varësisht nga rezultati i ndeshjes tjetër, në përballjen që luhet me fillim nga ora 14:00.