Pas Besart Ibraimit, angazhohet edhe Fatjon Jusufi
Skuadra e futbollit Struga Trim Lum që drejtohet nga trajneri Srgjan Zaharievski nga 22 qershori është duke e zhvilluar fazën e pare të përgatitjeve për sezonin 2022/2023 në Ligën e Parë të futbollit. Struga Trim Lum paparakisht kanë rinovuar me trajneri Srgjan Zaharievskin, ndërsa ka rinovuar kontratat me disa futbollist titular si Bunjamin Shabani, Besmir Bojku, Flamur Tairin, Florijan Kadriun, Valentin Koçoski, Nemanja Bosançiq dhe Abdylhadi Jahja. Struga Trim Lum ka angazhuar edhe dy ekstra përrforcime si golashënuesin më të mire në historinë futbollit vendor Besart Ibraimin dhe mesfushorin e Renovës, Fatjon Jusufin, ndërsa pritet edhe angazhimi i së paku dy përforcimeve cilësore. Në bazë të oragizimit aktual dhe me dy ekstar përforcimet ekipi pretendon kreun e tabelës .
“ Themë me plotë përgjegjësi se Struga Trim Lum në kampionatin e ri që fillon në javën e parë të gushtit pretendon kreun e tabelës, pra titullin kampion. Besoj se kjo do të bëhet realitet” deklaroi drejtori sportiv Besar Isaku.
Struga Trim Lum të gjitha fazat përagatitore ka paraparë të zhvillohen edhe disa ndeshje miqësore, përmes të cilave trajneri do të ketë një pasqyrë më të qartë rreth formës së futbollistëve. Ndeshja e parë kontrolluese do të zhvillohet kundër ekipit Drita të Gjilanit më 29 qershor. /KlanMacedonia/