QYTETARËT E KOSOVËS PADREJTËSISHT TË DISKRIMINUAR
Besim se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të futet në rend dite në samitit të BE-së kanë shfaqur klasa politike në Kosovë.
Ndonëse shpresat nuk i kanë shumë të mëdha ata thonë se Bashkimi Evropian duhet ta përmbushë premtimin që i ka dhënë Kosovës për t’ia mundësuar qytetarëve lëvizjen e lirë drejt vende evropiane.
Kosova i ka përmbushur kushtet për viza. Që atëherë ne presim prej Bashkimit Evropian një të drejtë të mohuar që është kontraktuale. Ne kemi pasur kontratë me Bashkimin Evropian për të gjitha kushtet që duhet ti zbatojnë. Tani BE-ja nuk po e përmbushë atë që tha kancelari Shqolz që ia kujtoi presidentit Macron që duhet të përmbushë premtimin për Kosovën, deklaroi Ramush HAradinaj -Kryetar i AAK-së
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi uron që Kosova të bëhet pjesë e hapësirës së lëvizjes së lirë, duke thënë se kosovarët padrejtësisht vazhdojnë të jetë të diskriminuar në këtë drejtim.
Urojmë që sa më parë të ketë një vendim pozitiv dhe që Kosova të bëhet pjesë e hapësirës së lëvizjes së lirë sepse padrejtësisht qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jetë të diskriminuar në këtë drejtim. Por megjithatë nuk mund të flasim për afate e as data sepse nuk është një vendim që varet nga institucionet tona. Uroj që të kemi sa më parë të kemi vendim pozitiv nga institucionet ne be sepse është bërë gjatë dhe është vendim i padrejtë kur kemi parasysh që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, deklaroi deputet i Lëvizjes Vetëvendosja Adnan Rustemi
Në selinë e Bashkimit Evropian , po mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor ku 27 krerë shtetesh dhe qeverish evropiane po diskutojnë me kolegët e tyre nga rajoni mbi sfidat, me të cilat përballen së bashku./KLanMacedonia/