Qeveria: Në krahasim me muajin prill të vitit të kaluar, pagën mesatare neto e kemi rritur për 3.087 denarë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut thotë se mbetemi të përkushtuar në rritjen e pagave me qëllim të përmirësimit të standardit të jetës së qytetarëve.
Nga atje njoftojnë se në krahasim me muajin prill të vitit të kaluar, pagën mesatare neto e kemi rritur për 3.087 denarë, përkatësisht për 10,9%.
Krahas të gjitha sfidave me të cilat përballemi, pagat dhe pensionet do të vazhdojnë të rriten, thonë nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut
Kujdesi për qytetarët, pensionistët, kategoritë e cenueshme të qytetarëve janë prioriteti ynë kryesor thuhet në njoftimin e Qeverisë. Ne i ridrejtojmë paratë nga buxheti atje ku është më e nevojshme, te qytetarët tanë.
/KlanMacedonia/
Lexo gjithashtu
Total
0
Share