KËRKOJNË RRITJE TË PAGËS PREJ 2.806 DENARË
120 karrike, për çdo deputet nga një, kanë vendosur në mëngjes sindikalistët, në ditën e parë të grevës së përgjithshme të sektorit publik për t`I rikujtuar rreth kërkesave të tyre dhe amendamentit të dorëzuar që nuk është votuar.
Të punësuarit në të gjitha ministritë, drejtoritë, fondet, administratën gjyqësore, kadastër, spitale, në pushtetin lokal dhe organe tjera shtetërore kërkojnë rritje të pagës prej 2,806 denarë apo rreth 45 euro, ashtu siç ishte premtuar, sipas sindikatës, nga ana e qeverisë disa muaj më pare, se nga 1 korriku do të ketë rritje lineare të pagave.
Kjo foto ishte bërë disa më javë më parë kur u tha se është arritur marrëveshja me qeverinë për rritjen e pagave në sektorin publik.
Por disa javë më vonë, përfunduan të zhgënjyer dhe dolen në rrugë sepse premtimi nuk u përmbush.
– U fotografuat me kryeministrin, bete një fotografi triumfale me duart lart”
– Ashtu është, kjo do të thotë se ne jemi një organizatë apolitike dhe kushdo që është me punëtorët do të jemi krah për krah me të.
– Si do te merri vesh me ata nëse njeher u genjyen
– Do të kemi një dialog social me partnerët socialë, kushdo që gënjen le të mbajë pasojat, sot e kam deklaruar publikisht se kushdo që nuk i përkrah punëtorët gjatë grevave do të kërkojë të japë dorëheqjen.
E protestes se sotme iu bashkuan edhe disa deputet te VMRO-DPMNE-se.
“Ne si VMRO DPMNE vendosëm që të mbështesim kërkesën që vjen nga Lidhja e Sindikates së Maqedonisë sepse besojmë se për momentin është më se e nevojshme që punonjësi të marrë respekt prej së paku 2806 denarë”, deklaroi Bojan Stojanoski deputet i VMRO-DPMNE-së
Në të gjitha institucionet publike ku sindikata ka degët e saj, greva ka filluar me minimum 10% të punonjësve që do të punojnë që t`u dalin në ndihmë qytetarëve që kanë punë për të kryer./KlanMacedonia/