MPB: Arrestohet i arratisuri nga burgu, zbardhen disa vepra penale

Ministria e Punëve të Brendshme njoftonë se më datën 20.06.2022 rreth orës 23:00 minuta, nëpunës policorë të NJPB Koçanë e kanë privuar nga liria M.K. (25) nga Koçana. Ai është kërkuar me urdhërarrest për shkak të arratisjes nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Burgu Kumanovë për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “plaçkitje’’ sipas nenit 237 dhe për kryerjen e tri veprave penale “vjedhje të rënda” sipas nenit 236 të Kodit Penal. Sipas udhëzimeve të Prokurorit Publik personi është në mbajtje në NJPB Koçanë dhe sot është realizuar njohja nga ana e të dëmtuarëve në veprën penale “plaçkitje”. Personi do të dërgohet në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Kumanovë për vuajtjen e dënimit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share