Ekspertët e vlerësojnë negativisht ”propozimin francez”

U BËJNË THIRRJE AUTORITETEVE TË MOS HESHTIN

“Vetoja bullgare e eurointegrimeve të Maqedonisë, çfarë molle mund të kafshojë Maqedonia” Kështu titullohet dokumenti i përgatitur nga Instituti I politikave Evropiane dhe ai për Demokraci “Societas Civilis”. Gjatë prezantimit të këtij dokumenti ekspertët dhanë vlerësime negative për “propozimin francez” duke theksuar se I njejti kërkesat bullgare për Maqedoninë do t’I bënte kërkesa evropiane. Ata kritikojnë heshtjen e qeverisë dhe shpresojnë se vendet e tjera të BE-së do të kundërshtojnë përfshirjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe në korrnizat e negociatave, gjë që sipas tyre, mund të ndikojë negativisht në zgjerimin e mëtejshëm të BE-së në të gjitha vendet e Ballkanit, raporton KlanMacedonia.

“Qëllimi im për sot është që të hap debatin se si arritëm për disa muaj nga propozimi gjerman dhe portuges, si dështuam nga një sërë pozicionesh tona dhe linja të kuqe, nga ajo të mos dyanësohet korrniza evropiane, këtë në disa fjalime e ka thënë edhe kryeministri Kovaçevski, zëvendëskryeministri Mariçiç, tani të gjitha këto kanë rënë. Çështjet dypalëshe janë futur në korrnizën negociuese, si kemi arritur nga vullneti politik që të inicohet amendament kushtetues që të futet pakica bullgare në Kushtetutën maqedonase, në fund të procesit. Ndërsa tani flasim që në fillim, madje nuk mund që vërtetë të fillojnë bisedimet pa miratimin e atij amendamenti kushtetues.” – tha Nikolla Dimitrov, ish ministër i jashtëm.

Marko Troshanovski nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” kërkoi nga Kuvendi që menjëherë të mbajë seancë për të shqyrtuar këtë propozim francez.

“Në këtë propozim nuk ka asnjë bazë që bazohet në ndonjë reciprocitet, kompromisi gjegjësisht bisedimet vetë më vete nënkuptojnë reciprocitet, por e shohim se BE, të paktën nga përvoja e deritanishme në këtë proces, veçanërisht bazuar në propozimin francez nuk e mori parasysh atë aspekt.. Duhet të shihet protokolli dhe plani aksionar që duhet të vijojë dhe të shihet se si është rregulluar çështja e komisionit historik” – tha Marko Troshanovski, instituti për demokraci ”Societas civilis”

Simonida Kacarska nga Instituti i politikave evropiane, tha se një pjesë e rreziqeve nëse pranohet propozimi është kyçja shumë e hershme e bullgarëve në kushtetutën maqedonase, gjë që sipas saj do ta komplikonte rrjedhën e bisedimeve.

“BE futet në diçka që nuk është territor i tyre, domethënë çështjet e pakicave janë në domenin e Këshillit të Evropës. BE brenda nuk ka standarde të rregulluara për këto çështje, veçanërisht nuk e kanë të rregulluar as Franca dhe as Bullgaria, dhe në këtë aspekt mendojmë se nëse ky propozim prek fusha që nuk duhet të krijojë precendentë mbi të gjitha, edhe me komisionin e historisë nëse futet në protokoll edhe me çështjet e pakicës që mund të jenë shumë të rrezikshme për zgjerimin e BE-së në të ardhmen” – deklaroi Simonida Kacarska, instituti i politikave evropiane.

Kanë mbetur edhe tre ditë deri në samitin e BE-së ku do të vendoset nëse do të zhbllokohet procesi eurointegrues i Maqedonisë së Veriut dhe opinioni zyrtarisht nuk e ka parë “propozimin francez” dhe as Qeveria nuk është deklaruar lidhur me këtë çështje. Disa media kanë publikuar se ky dokument përmban të ghjitha kërkesat e palës bullgare, përveç për çështjen e gjuhës maqedonase. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share