Çmime të reja: Lirohet benzina – shtrejtohet dizeli

KRRE: JAVËN E ARDHSHME DEFINOHEN BLLOQET PËR SISTEMIN E RI TARIFOR

Nga sonte në mesnatë, benzina do të lirohet për 1.5 denarë kurse dizeli do të shtrenjtohet për 0.5 denarë. Nga mesnata cmimi I EUROSUPER BS – 95 do të jetë 110 denarë, EUROSUPER BS-98, 112 denarë kurse Dizeli do të jetë 110 denarë.

Kjo jacë nisi me rënien e cmimit të naftës për rreth 7 dollarë krahasuar me javën e kaluar. Në bursën e Londrës bareli kushton 113 dollarë, cmimi ky më I ulët që nga fundi I muajit të kaluar. Por, si reflektohet në vendin tonë?

“Atë që duhet të dini si fakt është se vlera e dollarit është mbi 59 denarë dhe një numër i tillë ekspertësh të cilët thonë se sa ishte çmimi i naftës para, gjashtë, shtatë ose tetë vitesh, nuk thuan se atëherë dollari ishte 40 denarë.” – deklaroi Bislimovski, kryetar i KRRE-së

Nga ana tjetër Komisioni Rregullator për Energjetikë, është kah fundi me analizat dhe javën e ardhshme do t`I definojë blloqet për systemin e ri tarifor për furnizuesin universal me energji elektrike. Nga KRRE-ja thanë se bllok-tarifat do të vlejnë kryesisht për amvisëritë dhe për rrymën e shtrenjtë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share