Rama: Mosdakordësia për Ballkanin e Hapur, nuk pengon marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën

Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është në një mendje kur thanë se mosdakordësia për Ballkanin e Hapur, nuk i pengon marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Këto raporte mes vendeve tona, Kurti i konsideroi si raporte vëllazërore.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama theksoi se edhe pse Kosova refuzon të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur, kjo nismë rajonale nuk i ndaj dy vendet.

Është e vërtetë që Ballkani i Hapur nuk na bashkon, por ama nuk na ndan. Në këtë pikë kemi këndvështrime të ndryshme, por këto këndvështrime të ndryshme nuk na pengojnë që në marrëveshjet bilaterale të vazhdojmë të ecim përpara. Porosa ime për qeverinë që drejtoj është çdo gjë që ne jetësojmë në Ballkanin e Hapur, duhet ta jetësojmë edhe me Kosovën. Sipërmarrësit shqiptarë në Shqipëri, Kosovë dhe kudoqofshin për mua janë sipërmarrës të Shqipërisë dhe të të gjithëve. Shqipëria do jetë e gatshme t’i pranojë, mbështesë dhe të krijojë kushte”, u shpreh Rama. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share