Kovaçevski: Nuk negociojmë për gjuhën dhe identitetin, zgjidhja duhet të jetë garanci se nuk do të ketë pengesa për integrimin në BE

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për fillimin e bisedimeve me BE-në dhe heqjen e vetos bullgare, tha se propozimin e japin vendet anëtare të BE-së, sepse ne jemi një vend që dëshiron të anëtarësohet në BE.

“Në bazë të propozimit që e kanë, gjegjësisht do ta harmonizojnë, sepse padyshim që nuk është i harmonizuar në nivel të të gjitha vendeve të BE-së, sepse Bullgaria është anëtare e BE-së, i njëjti kur të jetë gati ai dokument do të na dorëzohet. Atëherë patjetër do të japim vërejtjet tona. Unë i kam thënë qëndrimet tona, ato janë të përcaktuara shumë qartë në Kuvendin tonë, të cilit i përmbahemi. Nuk flitet për gjuhën maqedonase, identitetin dhe zgjidhja duhet të përmbajë një zgjidhje të përgjithshme dhe të garantojë se me këtë nuk do të ketë më kërkesa për përparimin tonë të mëtejshëm në integrimin në BE”, tha Kovaçevski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share