Kjo është 32-vjeçarja shqiptare në Spanjë që akuzohet se vrau fëmijën 2 vjeç

Një 32-vjeçare me origjinë shqiptare dhe banuese në Spanjë u arrestua dy ditë më parë nga policia spanjolle pasi akuzohet për vrasjen e fëmijës së saj 2 vjeç.

Shtypi spanjoll ka publikuar sot identitetin e gruas shqiptare. Ajo është Hatixhe Kamxhiu, gruaja që shikoni në foto.

Ishte vetë 32-vjeçarja ajo që kishte lajmëruar policinë, duke thënë se fëmija 2 vjeç ishte dëmtuar duke luajtur.

Por mjekët-ligjorë konstatuan se 2-vjeçari kishte humbur jetën për shkak të arrestit kardiorespirator, duke i bërë hetuesit të dyshonin se fëmija ishte dhunuar nga e ëma.

Hatixhe Kamxhiu nuk ka precedentë të mëparshëm penalë, por dikur kishte probleme me kujdestarinë e fëmijëve për shkak të varësisë nga droga si përdoruese, raporton shtypi spanjoll. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share