Ministria e Punëve të Brendshme njoftonë se me datë 15.06.2022 në ora 21.30, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë – Departamenti për tregti të paligjshme me drogë dhe armë kanë arrestuar N.V. (22) nga fshati Tromegjë e Kumanovës dhe D.J. (19) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në shtëpinë e N.V., të kryer me vendim të gjykatës, të dy u gjetën duke paketuar marijuanë. Janë gjetur dhe sekuestruar rreth një kilogram marijuanë, tableta ekstazi, amfetaminë, kokainë, heroinë, para, dy peshore digjitale, pako të zbrazëta najloni dhe fletë ambalazhi, një fletore me klientët, disa shufra eksploziv dhe disa detonatorë, si dhe sende të tjera për të cilët dyshohet se kanë precedentë penalë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Personat e lartëpërmendur janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse, njoftojnë nga MPB-ja.