Porositen 110 mijë doza vaksinash kundër lisë së majmunit për vendet e BE
BE mbyll një kontratë prej 110 mijë doza vaksinash kundër lisë së majmunit. Këto do të shpërndahen në vendet që kanë më tepër nevojë brenda komunitetit evropian. Lajmi është bërë i ditur nga Komisarja e BE për Shëndetësinë, Stella Kyriakides.
Ministrat e Shëndetësisë të 27 vendeve u mblodhën në Luksemburg për të diskutuar mbi ecurinë e pandemisë Covid-19, linë e majmunit, situatën në Ukrainë dhe ndikimet që mund të ketë në kërcënimin e shëndetit të qytetarëve evropianë.
Ndërkohë grupet kërkimore në shëndetësinë italiane kanë zbuluar se virusi përgjegjës për MonkeyPox mund të jetë i pranishëm në lëngun organik mashkullor të një pacienti të infektuar dhe në gjendje të shumohet. Dhe ky sipas mjekëve është mekanizmi i transmetimit të këtij virusi nga njeriu tek njeriu.
Klan News