Wikipedia apelon heqjen e informacionit për luftën në Ukrainë

Fondacioni Wikimedia, i cili zotëron Wikipedia, ka kërkuar që vendimi i një Gjykate në Moskë e cila kishte kërkuar që të hiqej informacioni në lidhje me pushtimin rus në Ukrainë, të apelohet. Wikipedia hapësira më e madhe e informacionit ka argumentuar se njerëzit në të gjithë botën kanë të drejtë që të dinë faktet e një lufte.

Një gjykatë në Moskë gjobiti Fondacionin Wikimedia me 5 milionë rubla (88,000 dollarë) për refuzimin e heqjes së asaj që e quajti dezinformim nga artikujt e Wikipedia-s në gjuhën ruse mbi luftën, duke përfshirë “Pushtimi rus në Ukrainë”, “Krimet e luftës gjatë pushtimit rus ” dhe “Masakra në Buça”.

“Ky vendim nënkupton që njohuritë me burime të mira dhe të verifikuara në Wikipedia që nuk janë në përputhje me llogaritë e qeverisë ruse përbëjnë dezinformatë,” tha në një deklaratë Stephen LaPorte, Këshilltar i Përgjithshëm i Asociuar në Fondacionin Wikimedia.

Wikipedia, e cila thotë se ofron të gjitha informacionet e nevojshme të konfirmuara me burime tanimë po pasqyron fazën e dytë të luftës. Fondacioni Wikimedia i ka bërë thirrje gjykatës të rishqyrtojë vendimin në favor të të drejtave të secilit për akses në njohuri dhe shprehje të lirë.

Gjykata e Moskës argumentoi se dezinformatat e Wikipedias përbëjnë një rrezik për rendin publik në Rusi. Apeli i Wikipedia, argumenton se heqja e informacionit është shkelje e të drejtave të njeriut. Ai deklaron se Rusia nuk kishte juridiksion mbi Fondacionin wikimedia, i cili ishte i disponueshëm globalisht në mbi 300 gjuhë.

Presidenti Vladimir Putin dhe zyrtarët rusë nuk përdorin fjalët “luftë” ose “pushtim”. Ata e quajtën atë një “operacion special ushtarak”. Putin thotë gjithashtu se konflikti është një pikë kthese në historinë ruse: një revoltë e Moskës kundër Shteteve të Bashkuara, për të cilat ai thotë se e ka poshtëruar Rusinë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991 dhe ka shtyrë për të zgjeruar aleancën ushtarake të NATO-s. Kievi thotë se forcat ruse kanë kryer krime lufte, duke përfshirë vrasje, tortura dhe përdhunime në vende të tilla si Bucha.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share